Politike

VD/ Aleanca në protestë prej 12 orësh, dalin para Parlamentit: Larg duart nga Butrinti

Në një postim në Facebook, gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja shkruan se qytetarët po protestojnë akoma.

14 Korrik 2022, 23:02 Nga F.M
VD/ Aleanca në protestë prej 12 orësh, dalin para Parlamentit:
Aleanca për Mbrotjen e Butrintit

TIRANË- Aleanca për Mbrotjen e Butrintit po proteston prej 12 orësh para Parlamentit. Ata protestojnë kundër dhënies së Parkut Kombëtar të Butrinit në menaxhimin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Në një postim në Facebook, gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja shkruan se qytetarët po protestojnë akoma.

‘Ne jemi ende para Parlamentit, për të mbrojtur Butrintin. Larg duart nga Butrinti!’, shkruan Kalaja.

Nga ana tjetër, Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Meta ktheu në Kuvend marrëveshjen për Butrintin pasi sipas tij cenonte interesin e shqiptarëve. Sipas Metës ishte e përgjegjësi e shtetit dhe nuk mund të heqë dorë dhe t’ia kalojë OJF-ve.

aleanca për mbrotjen e butrintit

Sondazh

Poll