Politike

Sherr tek Komisioni për Xhaçkën, Bardhi kapet me Felaj: Ruaj etikën! Papagall je ti...?

Gazment Bardhi kërkoi që të bëheshin pyetje për avokatin e ministres, por fjala iu ndërpre nga kryetarja e Komisionit, Lindita Nikolla.

15 Korrik 2022, 11:37 Nga k.m.
Sherr tek Komisioni për Xhaçkën, Bardhi kapet me Felaj: Ruaj
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputetët Gazment Bardhi dhe Ermonela Felaj janë përplasur me njëri-tjetrin në Komisionin për mandatin e ministres Olta Xhaçka. Bardhi kërkoi që të bëheshin pyetje për avokatin e ministres, por fjala iu ndërpre nga kryetarja e Komisionit, Lindita Nikolla. Më pas, në debat u përfshi edhe Ermonela Felaj. 

PJESË NGA SHERRI

Gazment Bardhi: Nuk mund të ndiqni standarte të dyfishta. Nëse i kthehemi seancës së dytë, ju na keni bërë pyetje. Për çfarë për të qartësuar qëndrimin tuaj?
Nikolla: Ishin diskutime, nuk bëmë kërkesë
Bardhi: Po pse, ça e dini seancën dëgjimore, seancë dëgjimi?
Nikolla: Kjo është përsëritje e asaj që tha Alibeaj
Bardhi: Jo nuk përsëris asgjë. Në këtë moment që flasim kemi seancë dëgjimore me Avokatët e Popullit, po bëhen pyetje dhe po merren përgjigje. Zonja ministre duhet që të ishte këtu dhe të merrte pyetje nga ne.
Nikolla: Jeni dhe jurist e dini mirë...
Bardhi: Kishit thirrur një mbledhje këshilli dhe e shndërruar në një sallë dëgjimi. Nxirrni procesverbalët, a ka pasur seancë dëgjimore se ka qenë Koço Kokëdhima, Rakip Suli, etj.? Ka pasur pyetje dhe përgjigje. Avokatin e pyeta, kam paqartësi. A mund t'i thuash që të pushojë nëse mundet? *i drejtohet Ermonela Felaj A mund të ruash etikën kur flas unë? Papagall je ti që përsërit fjalët e të tjerëve? Kam nevojë që t'i drejtoj pyetje ministres.

Pse akuzohet ministrja?

Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".

gazment bardhi ermonela felaj komisioni per mandatin e xhackes

Sondazh

Poll