Politike

Amnistia fiskale, Ibrahimaj: Kufiri është parashikuar 2 milionë euro, do të ngrihet një njësi speciale

Ibrahimaj sqaroi se do të merret një njësi speciale e cila do të bashkëpunojë me institucionet dhe për 5 ditë do të miratohet çdo kërkesë. 

15 Korrik 2022, 11:24 Nga f.g
Amnistia fiskale, Ibrahimaj: Kufiri është parashikuar 2 milionë
Delina Ibrahimaj, ministre

TIRANE-Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka prezantuar sot nismën e qeverisë për aministinë fiskale. Në një konsultim publik me sipërmamrrës dhe ekspertë të fushës, ministrja tha se kufiri për deklarimin e pasurisë do të jetë 2 milionë euro. Ibrahimaj sqaroi se do të merret një njësi speciale e cila do të bashkëpunojë me institucionet dhe për 5 ditë do të miratohet çdo kërkesë. 

Pjesë nga deklarata: 

Është parashikuar një kufi prej 2 mln eurosh për deklarimin e pasurisë. Do të krijohet një njësi speciale që do të ndërveprojë me institucionet shtetërore që kanë si objektiv elementët që sapo paraqita. Për 5 ditë do të analizojë kërkesat nga subjektet duke ndërvepruar me institucionet shtetërore në luftën kundër krimit. Administrata do të japë një vërtetim që bizneset të paguajnë një tatim të posaçëm për legalizimin e kapitaleve. Është 7% për 4-mujorin e parë të zbatimit të ligjit dhe 10% për 5 mujorin e dytë. Në fund të verifikimit do të dalë një certifikatë që legalizon këto para apo asete. Shumë prej jush kanë pyetur pse tani dhe pse në këtë formë.

Situata ku ndodhemi dhe kriza ekonomike globale i ka vendosur ekonomitë në kushte jo normale të funksionimit të tyre. Kjo është një krizë. Është e rëndësishme rritja e kapitaleve që të financohen projektet që ne kemi të parashikuara. Kemi një normë të lartë të parave të jashtë bankave. Duhet ngritur kapaciteti i shtetit në mënyrë që të krijohet një vit zero që të mos ketë më mundësi që paratë të qarkullojnë jashtë bankave. Do i japim mundësinë çdo shqiptari që kanë pasuri nga puna e padeklaruar që të mund të legalizohen. Në situatën ku ndodhemi është e rëndësishme që ekonomia të zhvillohet përmes këtyre sistemeve.

delina ibrahimaj amnistia fiskale

Sondazh

Poll