Politike

Nis në Kuvend dëgjesa me kandidatët për Avokatin e Popullit, një tërhiqet nga gara, ja lista e plotë

Bëhet me dije se e pranishme fizikisht nuk do të jetë as Erinda Ballanca, pasi është e infektuar me Covid-19, e cila kërkon një mandat të dytë në postin e Avokatit të Popullit. Koha për prezantimin e platformave për secilin kandidat do të jetë 5 minuta.

15 Korrik 2022, 11:23 Nga e.k
Nis në Kuvend dëgjesa me kandidatët për Avokatin e Popullit,
Komisioni i ligjeve

TIRANË- Komisioni  për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut po zhvillon këtë të premte një dëgjesë publike me kanidatët në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit.

Nga lista praprake me 20 kandidatë, do të prezantojnë platformën 19 prej tyre, pasi Olta Aliaj është tërhequr nga gara pak minuta para nisjes së seancës në Kuvend. Bëhet me dije se e pranishme fizikisht nuk do të jetë as Erinda Ballanca, pasi është e infektuar me Covid-19, e cila kërkon një mandat të dytë në postin e Avokatit të Popullit. Koha për prezantimin e platformave për secilin kandidat do të jetë 5 minuta.

Mes 20 kandidatëve që kanë depozituar më herët CV-të në Kuvend janë ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmaili, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi dhe ish deputeti i PD-së, Sali Shehu. 

LISTA E KANDIDATËVE: 

1.Ahmet Prençi

2.Altin Goxhaj

Besim Ndregjoni

4.Bledar Dervishaj

5.Boriana Nikolla

6.Brikena Kasmi

7.Dorian Gjomarkaj

8.Drita Avdyli

9.Endri Papajorgji

10.Ermir Kapedani

11.Erinda Ballanca

12.Evis Fico

13.Ilirjan Rusmali

14.Jordan Daci

15.Jorida Rustemi

16.Laureta Roshi

17.Ledio Braho

18.Lefterije Luzi

19.Sali Shehu

kuvendi i shqiperise avokati i popullit

Sondazh

Poll