Politike

Ekspozitë në nderim të Vilson Blloshmit dhe Genc Leka: Berisha: Mirënjohje pa fund për krijimtarinë e tyre

erisha teksa hyri brenda shkëmbeu dhe batuta me gazetarët të cilët u afruan për ti marrë një deklaratë ndërkohë ai iu përgjigj duke ju thënë se do shkruaj njëherë pastaj do flas.

15 Korrik 2022, 10:17 Nga e.k
Ekspozitë në nderim të Vilson Blloshmit dhe Genc Leka: Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një vizitë në ekspozitën e hapur në Institutin e të Përndjekurve politik në nderim të dy poetëve të vrarë nga diktatura komuniste Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Berisha teksa hyri brenda shkëmbeu dhe batuta me gazetarët të cilët u afruan për t'i marrë një deklaratë ndërkohë ai iu përgjigj duke ju thënë se do shkruaj njëherë pastaj do flas.

"Do shkruaj njëherë pastaj do flas,"- tha Berisha.

Sali Berisha: "Erdha të shpreh nderimin tim më të thellë për sakrificën dhe veprën e pavdekshme të dy poetëve të rinj, vëllezër siamezë në idealet e tyre të lirisë, gjeni në krijimet e tyre letrare. Genc Leka dhe Vilson Blloshmi kanë lënë një trashëgimi do të thosha nga më të shkëlqyerat në letërsinë tonë, në poezinë tonë, si në rrafshin artistik, ashtu edhe në domethënien e kohës në të cilën janë shkruajtur. Askush gjer sot nuk ka paraqitur Shqipërinë e diktaturës siç ka bërë Vilson Blloshmi tek ‘Saharaja’ e tij, apo ‘Kohën’ Genc Leka në poezitë e tij. Ato janë një tufë krijimesh jo voluminoze, por ato janë në kuptimin më të vërtetë të fjalës, diamante në letrat tona. Poezitë e tyre mund t'i krahasosh me krijimet më të bukura në letërsinë tonë, përvçse ato kanë brenda kurajon, guximin e jashtëzakonshëm të të dy të rinjve të cilën i thonë në sy diktaturës se çfarë ishte ajo.Dua të shpreh nderimin tim për Bedri Blloshmin, pa punën e madhe të tij, pa përkushtimin e jashtëzakonshëm të tij, nuk do të njiheshim me këto vepra, nuk do të ishim sot këtu në këtë ekspozitë e cila paraqet me dokumente të gjithë sagën, kalvarin e tmerrshëm që përjetuan këta dy poetë të akuzuar se kishin sabotuar ekonominë bujqësore të fshatit dhe për të cilën u ekzekutuan. Ndaj dhe dua të shpreh nderimin më të madh për jetën dhe veprën e këtyre dy poetëve.Por dua të ftoj shqiptarët të lexojnë poezitë e tyre sepse ato janë veprat në të cilën stigmatizohet me vërtetësinë dhe forcën më të madhe diktatura komuniste. Me atë forcë që Migjeni ka stigmatizuar mjerimin dhe varfërinë e kohës, me atë forcë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka përshkruajnë Shqipërinë, kohën e saj në diktaturë, në çdo aspekt. Ndaj dhe njëherë le të shprehim nderimin tonë më të thellë për këta dy gjeni të letrave shqipe"!

Kush janë dy poetët?

Vilson Blloshmi lindi në Librasht më 18/3/1948 dhe kurrë nuk e ndaloi pasionin e tij për poezinë në të cilën shfrynte dhe mllefin e madh kundër një diktature që po vriste njerëz. Ai u dënua për agjitacion e propagandë pas poezisë 'Sahara' që dhe sot qëndron si shembulli më i madh i mposhtjes së frikës kundër një regjimi që të mbyllte gojën dhe të vriste ëndrrat, ai u ekzekutua me 6/6/1977.

Genc Lekalindi më 23/3/1941 dhe do të kishte të njëjtin fat si Vilson Blloshmi. Ai u dënua me pushkatim për agjitacion e propagandë dhe u ekzekutua më 17/7/1977. Vargjet e poezive të tij ishin këmbanë alarmi për regjimin që nuk dinte artin dhe të vërteten.

sali berisha

Sondazh

Poll