Politike

Rama publikon videon e dy muzeve të rinovuar në Gjirokastër, gati për të pritur turistë

Me anë të një video të shpërndarë në facebook Rama shkruan se këto investime  i kanë dhënë një përmasë të re turistike qytetit të gurtë.

15 Korrik 2022, 08:29 Nga e.k
Rama publikon videon e dy muzeve të rinovuar në Gjirokastër, gati
Gjirokastër

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me qytetin e Gjirokastrës dhe dy muzetë e rinovuar, atë të shkrimtarit Ismail Kadare si dhe museu Etnografik.

Me anë të një video të shpërndarë në facebook Rama shkruan se këto investime  i kanë dhënë një përmasë të re turistike qytetit të gurtë.

"MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje ftuese të dy muzeve të rinj në Gjirokastër, Muzeut Etnografik dhe Muzeut "Ismail Kadare", që bashkë edhe me "Sokakun e të marrëve" e me shtegun "Edëard Lear", i kanë dhënë një përmasë të re turistike qytetit të gurtë, ju uroj një ditë të bukur", shkruan Rama. 

POSTIMI I KRYEMINISTRIT RAMA:

edi rama gjirokaster

Sondazh

Poll