Politike

‘Je armiku im’/ Hajdari: Berisha ia bëri të qartë Ramës se s’ka pazare me të

Hajdari tha se me termin 'armik', Berisha dha një mesazh shumë domethënës.

14 Korrik 2022, 22:53 Nga F.M
‘Je armiku im’/ Hajdari: Berisha ia bëri të qartë
Rudina Hajdari

TIRANË- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Rudina Hajdari, ka komentuar deklaratwn e kryedemokratit Sali Berisha, i cili e shpalli armik kryeministrin Edi Rama nw protestwn e 7 korrikut.

E ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, Hajdari tha se me termin 'armik', Berisha dha një mesazh shumë domethënës. Hajdari shtoi se Berisha i bëri të qartë Ramës se me të s’mund të bëjë pazare.

"I thotë që s'do kemi kurrë pazare me njëri-tjetrin. Ka njerëz që kanë luftuar kauzat e tyre në sheshe. Janë thirrur gjithë ato njerëz për të ndryshuar situatën e tyre, ekonominë, arsimin. Në fund të ditës, ato që janë ulur në tryeza kanë bërë pazare,"-tha Hajdari.

sali berisha edi rama rudina hajdari

Sondazh

Poll