Politike

Zgjedhjet e 13 tetorit, aleatët e Lulzim Bashës letër KQZ-së: Nis procedurat për zgjedhjet. Zbardhet mesazhi i Bashës

Aleatët e Lulzim Bashës i kërkojnë KQZ-së që të nisë procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit. Basha i takoi në seli dhe i dha mesazhin se i vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.
Featured image of article: Zgjedhjet e 13 tetorit, aleatët e Lulzim Bashës letër KQZ-së: Nis procedurat për zgjedhjet. Zbardhet mesazhi i Bashës Aleatët e Bashës

TIRANË-Aleatët e Partisë Demokratike i kanë dërguar një letër KQZ-së për nisjen e proceduarave për zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

Letra është firmosur nga kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kryetari i PAA Agron Duka dhe nga sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

Para dorëzimit të letrës në KQZ, aleatët kanë shkuar në selinë blu për të zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. 

Burime për Dosja.al nga PD konfirmojnë se qëndrimi që ka ndarë Kryetari i Opozitës gjatë takimit me aleatët është se KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë zgjedhjet e 13 Tetorit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje.”

Pas dorëzimit të letrës në KQZ nga partitë opozitare, kreu i KQZ-së Klement Zguri ka njoftuar një mbledhje për shqyrtimin e kërkesës, e cila është njoftuar se do të bojkotohet nga anëtarët e PS-së. 

Regjistrimi i aleatëve të PD në KQZ vjen një ditë pas apelit të presidentit Ilir Meta. (Lexo këtu)  Ishte kreu i shtetit ai që zhdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit duke vendosur si datë zyrtare 13 tetorin. Ndërkohë maxhoranca po vijon me betimin dhe konstituimin e këshillave në 61 Bashkitë e vendit. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment