Aktualitet

Akuzohet se mori ryshfet/ Rikthehet dosja e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri, prokurori Braho kërkon konfiskimin e 30 mln lekëve

2 Gusht 2019, 09:14 Nga DOSJA
Akuzohet se mori ryshfet/ Rikthehet dosja e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri,

TIRANË– Rikthehet sërish në gjykatë dosja e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri. Seanca e parë për gjyqtarin që akuzohet për korrupsion do të mbahet më 11 shtator 2019.

Prokurori i çështjes Klodjan Braho ka kërkuar konfiskimin e rreth 174 810 eurove, 1000 dollarëve dhe 9 6050 000 lekëve shqiptarë.

Braho ka kërkuar që administrimi dhe përdorimi i pasurisë së ish-gjyqtarit t’i ngarkohet Erion Rickut, i cili mban postin e administratorit të agjensisë së pasurive të konfiskuara.

Arrestimi i Shkëlqim Mirit u bë në nëntor 2017 pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se ka përfituar shumën prej 30 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale.

Gjatë kontrollit që iu bë në banesë, ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit iu gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat u sekuestruan nga Prokuroria. Paratë Miri deklaroi se i kishte marrë hua nga të afërmit e tij për shkak të një ndërhyrje mjekësore që do kryente për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Në nëntor 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 vjet e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit, Shkëlqim Miri, duke e shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit. Kohë dënimi që Gjykata e Apelit e uli me 8 muaj burg. (Lexo këtu)

Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri akuzohet se përfitoi 30 mijë euro ryshfet nëpërmjet Kujtim Mirit për të lënë në fuqi një vendim ndaj të dënuarit Gentian Doda, i cili do të lirohej.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion ricku shkelqim miri tirane erion ricku shkelqim miri tirane

Sondazh

Poll