Politike

'100 marr unë, të tjerat Rakip Suli'/ Denoncimi tek Berisha, 'nami' me varret: 1000 € për një vend

Sali Berisha ka nxjerrë mesazhin e një qytetari, i cili bën një denoncim për varrezat në Bathore.

13 Korrik 2022, 16:42 Nga k.m.
'100 marr unë, të tjerat Rakip Suli'/ Denoncimi tek Berisha,
Sali Berisha dhe Rakip Suli

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një denoncim lidhur me kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Sulin, duke pretenduar se ai e shet me 1000 euro një vende për varrim. Në një postim në rrjetin e tij social, Berisha ka nxjerrë mesazhin e një qytetari, i cili bën një denoncim për varrezat në Bathore. Sipas qytetarit, një vend varri që supozohet të jepet falas, është shitur për 1000 mijë euro.

"Keto vende i ka zen nje kusheri i imi dhe ka paguar 1000 euro per nje vend varri. Sekseri i tha qe un vetem njeqind euro mar vet tjerat i mer Rakip Suli. Ne foton qe shikoni jane 12 vende per varre. Beni llogarit vet se sa ka mar Rakip Suli,"-shkruhet në mesazhin e Berishës.

POSTIMI I PLOTË:

'100 marr unë, të tjerat Rakip Suli'/ Denoncimi tek Berisha,

sali berisha rakip suli

Sondazh

Poll