Politike

SHERR tek Ligjet/ Bardhi ngrihet në këmbë, Bushka: Do mbyll mbledhjen. Çupi: Çfarë do ndërpresësh ti moj

Pas saj ndërhyri edhe Dhurata Çupi, e cila tha se Bushka nuk mund të mbyllte dot asgjë. 

13 Korrik 2022, 16:41 Nga F.M
SHERR tek Ligjet/ Bardhi ngrihet në këmbë, Bushka: Do mbyll
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka ka paralajmëruar ndërprerjen e mbledhjes. Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u ngrit në këmbë dhe kreu i KLP-së Alfred Balla nuk po dëgjohej. Për pasojë Bushka paralajmëroi ndërprerjen e mbledhjes. Pas saj ndërhyri edhe Dhurata Çupi, e cila tha se Bushka nuk mund të mbyllte dot asgjë. 

Pjesë nga debati:

Klotilda Bushka: Zoti Bardhi, e keni shumë keq këtë mungesë educate, mos i ndërprisni njerëzit. Nuk jemi në kafe këtu, nuk jemi në kor, silluni sikur nuk jeni në kafe. Me qetësi ju lutem

Gazment Bardhi: Po lëre kushtetutën, po na tregon kushtetutën tip o ulu aty

Klotilda Bushka: Nëse kolegët nuk kanë interes t’ju dëgjojnë e ngrihen në këmbë, do ndërpres dëgjesën

Gazment Bardhi: Boll moj ti aty, jepi fjalën

Klotilda Bushka: Do pushosh o Bardhi, do mbyll mbledhjen

Dhurata Çupi: Çfarë do ndërpresësh ti moj, çfarë do mbyllësh.

Klotilda Bushka: Ma lejon rregullorja, nëse situata vijon, ndërpres mbledhjen

ligjet 13 korrik 2022 harta e re gjyqesore klotilda bushka gazment bardhi

Sondazh

Poll