Politike

Manja: Unë jam këtu për t’ju shërbyer qytetarëve, por edhe klientëve, pse jo

Manja shtoi se edhe ai u shërben qytetarëve, por edhe klientëve gjithashtu.

13 Korrik 2022, 16:24 Nga F.M
Manja: Unë jam këtu për t’ju shërbyer qytetarëve,
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se harta e re gjyqësore është produkt i dalë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe se ai është aty vetëm për ligjistikën dhe buxhetimin. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Manja tha se avokatët nuk mbrojnë qytetarët, por klientët sepse termi qytetar e publik, sipas tij ka një kuptim më të gjerë. Manja shtoi se edhe ai u shërben qytetarëve, por edhe klientëve gjithashtu.

“Harta është atribut i kësaj zonjës këtu, është pushtet i pavarur kjo. Është diskutuar shumë për praninë e Ministrit të Drejtësisë, është aty për buxhetimin e ligjistikën e këtij projekti. Një gjë për zonjën Felaj, avoaktët nuk janë për qytetarët, por për klietët. Koncepti qytetar dhe public është pak më i gjerë, edhe unë jam këtu për qytetarët, por edhe për klientët se pse jo, edhe ata qytetarë janë,”- tha Manja.

ulsi manja ligjet 13 korrik 2022 harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll