Politike

Harta e re gjyqësore tek 'Ligjet'/ Çupi debat me kryetaren e KLGJ: Po na kërkoni llogari. Llagami: Çuam shërbim atje ku ka lëndë

Naureda Llagami sqaroi lidhur me hartën e re gjyqësore se kishin çuar shërbim atje ku kishte më shumë dosje dhe nevojë për magjistratë. 

13 Korrik 2022, 15:20 Nga k.m.
Harta e re gjyqësore tek 'Ligjet'/ Çupi debat me kryetaren
Naureda Llagami

TIRANË- Debate në Komisionin e Ligjeve mes kryetares së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami dhe deputetes së Partisë Demokratike, Dhurata Çupi. Në bisedën e sotme në Komision, Llagami sqaroi lidhur me hartën e re gjyqësore se kishin çuar shërbim atje ku kishte më shumë dosje dhe nevojë për magjistratë. 

PJESË NGA DEBATI:

Çupi: Duhet sikur po na kërkoni llogari ne...

Llagami: Për ta përfunduar përgjigjen dhe ndoshta prezantimin që kisha për hartën. Duke marrë parasysh propozimet për hartën, sot kemi një gjyqtar apeli në Gjirokastër, që duhet të evadojë 2000 çështja. Mënyra është që ta përqëndrojmë dhe të rriten çështjet që gjykohen. I gjithë projekti është i mirëmenduar. Kemi shqetësim që çdo ditë që vonojmë projektin krijohet më shumë kaos. Kemi problematika se cilat Gjykata plotësojmë. Gjithë kjo ka të bëjë me një shpërndarje të burimeve njerëzore. Kjo quhet eviçenca. Kemi bërë tryeza, e respektimi që kemi pasur ka qenë me Gjykatën e Sarandës. Por nuk ka qenë një reflektim politik, por në statistika. Po të shohim statistikat, kanë qenë në rritje numri i mosmarrëveshjeve. Nuk mund të çojmë shërbim atje nuk ka lëndë.

naureda llagami 13 korrik 2022 komisioni i ligjeve 13 korrik 2022

Sondazh

Poll