Politike

Bojkoti i avokatëve, Felaj: Pa principe, njësoj si të lënë punën mjekët e policët, ku ishit më herët?

Ajo tha se kjo është njësoj si të bojkotojnë mjekët dhe policët.

13 Korrik 2022, 16:14 Nga F.M
Bojkoti i avokatëve, Felaj: Pa principe, njësoj si të
Maks Haxhia

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka kritikuar bojkotin e bërë nga avokatët për Hartën e re Gjyqësore. E pranishme në Komisionin e Ligjeve, Felaj tha se sjellja e avokatëve është pa principe sepse nuk mund të braktisin qytetarët. Ajo tha se kjo është njësoj si të bojkotojnë mjekët dhe policët.

“Po të ishte ashtu, do të thonim që pushteti politik ka përfituar dhe nga kjo gjë. Por ia kemi lënë KLGJ këtë gjë, sjellja e avokatëve është paproncip, është sikur të bojkotojnë mjekët, të bojkotojnë politcët, sjellje pa princip. Kur u miratua ishin aty, nuk mund të bëjnë sikur kjo gjë ra papritur. A është marrë mendimi i Prokurorit të përgjithshëm? Mendimi i Financave? Këtu duhet të zgjedhim se kush janë palët e interesuara dhe me kë ia vlen të diskutosh hartën e rë gjyqësore. Kjo nuk është puna e një dite, është punë vitesh, punë e një sistemi të tërë, nuk janë populistë ata që dua gjykatë e prokurori në vendin ku jam deputet dhe s’më duhet fare si dalin,”- tha Felaj.

ermonela felaj harta e re gjyqesore ligjet 13 korrik 2022

Sondazh

Poll