Politike

Harta e re Gjyqësore: Çupi: Nuk duhet politizuar

Gjatë fjalës së saj deputetja e Partisë Demokratike Dhura Çupi Partisë Demokratike, u shpreh se kjo çështje nuk duhet politizuar dhe ngriti problemin se kjo hartë e lë vendin vetëm me një Gjykatë Apeli.

13 Korrik 2022, 15:15 Nga e.k
Harta e re Gjyqësore: Çupi: Nuk duhet politizuar
Dhurata Çupi

TIRANË- Në Komisionin e Ligjeve po zhvillohet një seancë dëgjimore për hartën e re Gjyqësore. Gjatë fjalës së saj deputetja e Partisë Demokratike Dhura Çupi Partisë Demokratike, u shpreh se kjo çështje nuk duhet politizuar dhe ngriti problemin se kjo hartë e lë vendin vetëm me një Gjykatë Apeli.

Dhurata Çupi: Asnjë nuk ka gjykatë Apeli, nuk duhet ta politiziojmë, deputetët e majtë kanë të njëjtin shqetësim, por nuk e shprehin në media. Rama ka thënë që kjo hartë, do miratohet siç është, ashtu edhe Manja, ky i fundit është i tepër të dëgjohet se e ka thënë që nuk heq dorë nga kjo, institucionet e pavarura që kanë marrë këto vendime, nuk kanë pasur asnjë deklaratë që të kundërshtojnë këtë çështje".

Kujtojmë se, aktualisht në vend janë 6 gjykata Apeli dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa, 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. 

dhurata cupi

Sondazh

Poll