Politike

Përballja në Gjykatë me Vokshin, Kushi: Isha unë që e padita, kam besim tek drejtësia dhe do i shkoj deri në fund

Dy javë më parë nga seanca e mëparshme gjyqësore, Vokshi është shprehur se Kushi nuk është paraqitur në gjyq. Ajo gjithashtu ka kërkuar që ministrja të dorëhiqet.

13 Korrik 2022, 15:26 Nga e.k

 

Përballja në Gjykatë me Vokshin, Kushi: Isha unë që e
Evis Kushi

 

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas akuzave të deputetes së PD-së, Albana Vokshi mesditen e sotme para SPAK-ut duke theksuar se në fakt, ishte ajo që e kishte paditur në prokurori për shpifje dhe jo e kundërta.

“Keqardhje që edhe sot mashtroi përpara medias duke deklaruar që unë kam tentuar që ajo të tërhiqet nga denoncimet. I kujtoj deputetes që është e akuzuara në këtë çështje, dhe jam unë ajo që e kam ngritur këtë padi dhe e kam akuzuar për shpifje. Është guxim i madh të mashtrosh edhe mbi deklaratat brenda seancës në gjykatë, të cilat janë të dokumentuara dhe lehtësisht të verifikueshme. Me  besimin e patundur tek drejtësia e re, unë do t’i shkoj çështjes deri në fund, me qëllim për të kontribuar për një politikë të ndershme, pa shpifje dhe pa mashtrime”, tha Kushi.

E gjithë përballja mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe ministres së Arsimit Evis Kushi nisi me 7 prill ku deputetja demokrate denoncoi faktin që sipas saj pyetjet e testit të vlerësimit për mësuesit parauniversitarë kanë dalë një ditë para provimit për të “favorizuarit”. Demokratja publikoi një mesazh të marrë nga një mësuese në Elbasan, e cila ka dërguar me dokumenta pyetjet e provimit që i kishte shpërndarë drejtori i shkollës së saj një ditë para provimit që do të zhvillohej në Tiranë. Sipas mësueses, të gjitha ishte nxjerrë me porosi të ministres së Arsimit, Evis Kushi, për personat e saj të afërm. Nga na tjetër Kushi iu përgjigj menjëherë teksa i cilësoi shpifje akuzat e bëra si dhe ngriti një padi në Gjykatë kundër Vokshit madje e sfidoi dhe me dorëheqjen e saj nëse akuzat provohen. Dy javë më parë nga seanca e mëparshme gjyqësore, Vokshi është shprehur se Kushi nuk është paraqitur në gjyq. Ajo gjithashtu ka kërkuar që ministrja të dorëhiqet.

evis kushi

Sondazh

Poll