Politike

Varhelyi vjen nesër në Shqipëri, vizitë të veçantë në Bypassin e Vlorës

Më 8 qershor, Várhelyi ishte në Ohër për samitin e Open Balkan, duke thënë se e mbështet dhe mund të sjellë zhvillim ekonomik, sidomos në situatën ku ndodhemi prej luftës në Ukrainë. 

13 Korrik 2022, 15:31 Nga k.m.
Varhelyi vjen nesër në Shqipëri, vizitë të
Olivér Várhelyi

TIRANË- Ditën e nesërme Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Olivér Várhelyi viziton Tiranën. Diplomati do të zhvilloj një vizitë në Bypassin e Vlorës, e më pas do dalë në një deklaratë për shtyp me kryeministrin Edi Rama. 

Më 8 qershor, Várhelyi ishte në Ohër për samitin e Open Balkan, duke thënë se e mbështet dhe mund të sjellë zhvillim ekonomik, sidomos në situatën ku ndodhemi prej luftës në Ukrainë. 

By-pass i Vlorës, një vepër rreth 29 km e gjatë, është financim i BERZH-it i Bankës Europiane të Investimeve dhe i Bashkimit Europian. Punimet në këtë vepër do të vazhdojnë me disa detaje të mbetura pa përfunduar, por të cilat nuk shkaktojnë probleme apo bllokim të trafikut. By-pass lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. 

olivér várhelyi edi rama

Sondazh

Poll