Politike

Kryetarja e KLGJ: Harta është fryt i grupit të punës jo i Ramës, mos i jepni ngjyra politike

Kujtojmë se, aktualisht në vend janë 6 gjykata Apeli dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa, 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht

13 Korrik 2022, 15:10 Nga e.k
Kryetarja e KLGJ: Harta është fryt i grupit të punës jo i
Naureda Llagami

TIRANË-Komisioni Parlamentar i Ligjeve po zhvillon një diskutim në lidhje me hartënb e re Gjyqësore. Në Komision është e pranishme dhe kryetarja e KLGJ Naureda Llagami, e cila gjatë fjalës së saj iu përgjigj dhe akuzave të deputetit demokrat Gazment Bardhi teksa u shpreh se kjo hartë është fryt i grupit të punës dhe jo i Edi Ramës.

Llagami: "Është analizuar çdo indikator, në grup pine ka qenë, KLGJ, ministria e Drejtësisë, kemi marrë iniciativë e Këshillit të Europës, edhe të projektit të USAID, të OSBE, të EURALIUS, dhe puna u mbyll brenda afatit, pavarësisht problemeve e pandemisë, dhe produkti i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë, nuk ka qenë një produkt i Ramës dhe Llagamit, por i grupit të punës".

Kujtojmë se, aktualisht në vend janë 6 gjykata Apeli dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa, 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. 

naureda llagami

Sondazh

Poll