Politike

Seanca për hartën gjyqësore, avokat Maks Haxhia: Pezullojeni, bëni njëherë atë territorialen, Bushka: Jini serioz

Në fjalën e tij avokati Maks Haxhia paraqiti argumentet në emër të Dhomës së Avokatëve ku shprehu argumentet kundër hartës së re gjyqësore dhe përmendi problematikat konkrete të saj.

13 Korrik 2022, 14:47 Nga d.a.
Seanca për hartën gjyqësore, avokat Maks Haxhia: Pezullojeni,
Maks Haxhia

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet seanca dëgjimore për hartën e re gjyqësore ku pjesë e saj do të jenë kryetarja e KLGJ-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë në Komisionin e Ligjeve.

Në fjalën e tij avokati Maks Haxhia paraqiti argumentet në emër të Dhomës së Avokatëve ku shprehu argumentet kundër hartës së re gjyqësore dhe përmendi problematikat konkrete të saj. 

Ndërkohë drejtuesja e Komisionit Klotilda Bushka i ka kërkuar avokatit Haxhia të jetë serioz dhe ti lërë paragjykimet.

REPLIKA:

MAKS HAXHIA: "Jam bërë pesimist se dëgjova që u mblodhëm këtu për ti treguar publikut se kemi. Ne duam të bëjmë me dije qëndrimin e Dhomës së avokatisë së Shqipërisë, ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për reformën në drejtësi dhe asgjë që ka të bëjë me hartën e re gjyqësore askush s’duhet ta interpretojë si qëndrim kundër reformës në drejtësi. Vendimet tona mund t’I gjykoni si qëndrime politike, por ne nuk I përkasim asnjë krahu politik dhe vendimet tona janë të pastra të ndërmarrë vetëm si Dhomë Avokatie.Harta e re e gjyqësorit nuk është vetë reforma në drejtësi, por është një hartë për të pasur drejtësi sa më kualitative dhe për ta afruara më pranë publikut,. Ne përfaqësojmë publikun dhe e kemi bërë shumë të qartë. Ne nuk kemi hallin sesi do të paguhemi por që drejtësia të jetë efiçente dhe me këtë hartë të re gjyqësore drejtësia nuk është eficente. Ne i kemi paraqitur arguemntet tona të pakundërshtuara dhe të krahasuara me rajonin.KLGJ na solli krahasimin me hartën suedeze, por vetëm me Suedinë nuk mund të krahasohet Shqipëria, por na krahasoni me këto vendet e tjera që kanë male, fushe gropa ne ju. Se me këtë hartë nuk vete shërbimi plotësisht te qytetari, por i largon më shumë. Me këtë hartë do fillojë vetëgjyqësia, hakmarrja, dhuna në familje,. Se një grua që dhunohet në Frashër të Përmetit, sa të vejë 6 orë të bëjë denoncimin i ka ikur dhe inati dhe presion i ka bërë kryefamiljari.

S’na erdhi mirë që kjo hartë gjyqësore nuk ishte diktuar për arsyet që ne thamë por për mungesë gjyqtarësh. Mungonin gjyqtarët për disa arsye, ndoshta edhe prej dështimit të reformës por unë nuk gjykoj. Ne gjithsesi i kërkuam KLGJ që avokatët t’i bëjnë këshilltarë me status të posaçëm nëse nuk duan t’i bëjnë gjyqtarë.Kërkuam mos të kalojmë nga 6 Apele në 1 Apel se është hapmi madh. Këtu huk pati as studim financiar fare, e dini ju që Shqipëria nuk ka godina. Në asnjë mënyrë, ne pranuam vetëm për Sarandën dhe ishte zgjidhje politike jo teknike, që Saranda të ketë një Gjykatë të Shkallës së Parë. Kërkuam që Lushnja me 200 mijë banorë të ketë Gjykatë të Shkallës së Parë, jo Administrative. Edhe Kurbini kërkuam të ketë Gjykatë të Shkallës së Parë. Ne bëmë kundërshtimet tona, jo për ta kundërshtuar por për t’u bashkuar me qëllimin që do qeveria për të përmirësuar drejtësinë.Unë kam edhe një gjë të fundit fare: Ne nuk besojmë se ju e keni seriozisht, ne erdhëm këtu dhe do ua them të dy palëve. Unë jam një qytetar që e kam familjen në Shqipëri, ju po bëni hartën territoriale, ju se keni me seriozitet. Se ne do ju thonim pezullojeni këtë hartë gjyqësore se proceset ecin paralel. Mos të bëjmë themelet, ngremë katet dhe pastaj i prishim prapë katet. Ju sugjeroj se ne nuk e kemi bërë gjithë këtë lëvizje për xhepin tonë"

KLODILDA BUSHKA: "Do ju lutesha të lini paragjykimet se jemi ne apo jo serioz".

MAKS HAXHIA: "Është e drejta ime kjo".

KLOTILDA BUSHKA: "Në lidhje me hartën territoriale dhe gjyqësore. Harta gjyqësore është detyrim ligjor, por si ndërlidhet me çështjet e tjera nuk i takon këtij Komisioni".

 

maks haxhia harta e re gjyqesore komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll