Politike

Harta e re Gjyqësore/ Bardhi: KLGJ, të na bindë që s’është vendimi i Edi Ramës

Gazment Bardhi u shpreh se sot sistemi Gjyqësor është në një kolaps ndërkohë që KLGJ nuk ka reaguar ende publikisht për këtë fakt. Bardhi hodhi akuza për vendimarrjen e KLGJ teksa akuzoi se ky mund të jetë një vendim politik i Edi Rames

13 Korrik 2022, 14:46 Nga e.k
Harta e re Gjyqësore/ Bardhi: KLGJ, të na bindë që
Gazment Bardhi

TIRANË- Në Komisionin e Ligjeve po zhvillohet një seancë dëgjimore për hartën e re Gjyqësore. Gjatë fjalës së tij deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se sot sistemi Gjyqësor është në një kolaps ndërkohë që KLGJ nuk ka reaguar ende publikisht për këtë fakt. Bardhi hodhi akuza për vendimarrjen e KLGJ teksa akuzoi se ky mund të jetë një vendim politik i Edi Rames

Gazment Bardhi: Diskutimi që bëri zoti Xhafaj është një diskutimi i mbyllur pasi unë e ngrita dje si çështje prandaj sot mu duk sikur dëgjova veten. Ju dje e përmbyllet diskutimin mbi veprimtarinë e KLGJ dhe sot kjo është një seancë e posaçme dëgjimore e kërkuar nga opozita. Ka 1 muaj që sistemi është në kolaps dhe KLGJ nuk bën asnjë reagim publik, e gjithë vcendimarrja e Këshillit bie poshtë dhe do të thotë se këtë vendim e ka marrë qeveria. Duhet një reagim i KLGJ, vë në pikëpyetje seriozitetin e pavarësisë së KLGJ, kur nuk reagon kur kryeministri politizon vendimmarrjen e tij, e kur ka avokatë në protestë e KLGJ nuk e shqetëson kolapsin gjyqësor, bie në përfundimin që qeveria ka bërë këtë vendim dhe KLGj thjesht ka certifikuar vendimin e tyre. Fillimisht KLGJ të na bindë që ky nuk është vendim i Edi Rames dhe të na tegojë që është një analizë e tyre dhe jo një vullnet politik i Edi Rames.

Kujtojmë se, aktualisht në vend janë 6 gjykata Apeli dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa, 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll