Aktualitet

Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 39-vjeçari në Dibër

9-vjeçari në bashkëpunim edhe me një person tjetër goditën efektivin e Pokicisë Kufitare në Bllatë gjatë Kohës që ky i fundit ka qenë i angazhuar për kontrollin e territorit, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

13 Korrik 2022, 15:31 Nga e.k
Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 39-vjeçari në
Momenti i shoqërimit në Komisariat

DIBËR- Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi goditi një efektiv të forcave blu. 39-vjeçari në bashkëpunim edhe me një person tjetër goditën efektivin e Pokicisë Kufitare në Bllatë gjatë Kohës që ky i fundit ka qenë i angazhuar për kontrollin e territorit, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë i angazhuar për kontrollin e territorit, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”, njofton policia.

Mbi të rëndon vepra penale “Goditje për shkak të detyrës”.

diber

Sondazh

Poll