Aktualitet

Mjeti del nga rruga në Rubik, plagosen dy të rinjtë nga Tropoja

Automjeti tip ‘Wolsvagen’ ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka dalë nga rruga.

13 Korrik 2022, 10:31 Nga F.M
Mjeti del nga rruga në Rubik, plagosen dy të rinjtë nga Tropoja
Makina e aksidentuar në Milot

RUBIK- Dy të rinj nga Tropoja kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mesditë ne aksin Milot- Rrëshen në dalje të Rubikut.

Automjeti tip ‘Wolsvagen’ ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka dalë nga rruga. Për pasojë të dy të rinjtë që ndodheshin në mjet kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar në Spitalin e Traumës. Shkaqet e këtij aksidenti nuk dihen ende.

aksident ne milot

Sondazh

Poll