Aktualitet

VD/ “U dogja se më plasi bombola”! Rrëfimi prekës i “milioneres”, u përfshi tek skandali me evazionin fiskal

Ajo rrëfen se është e varfër, invalide dhe e sëmurë, ndërsa pastron shtëpi dhe pallatet e deputetëve për të nxjerrë bukën e gojës.

13 Korrik 2022, 14:24 Nga e.k
VD/ “U dogja se më plasi bombola”! Rrëfimi prekës i
Merita Hajdari

TIRANË- E moshuara Merita Hajdari, e cila rezultoi miliardere e inceneratorëve, por që në të vërtetë jetonte me mbledhjen e kanoçeve në kosha, bën një rrëfim prekës për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb” Igli Çelmeta.

Ajo rrëfen se është e varfër, invalide dhe e sëmurë, ndërsa pastron shtëpi dhe pallatet e deputetëve për të nxjerrë bukën e gojës.

“Unë nuk kam biznese, jam fukareshë, jam invalidë, e sëmurë me azmë. Unë jetoj e punoj në një shtëpi, shkoj te fruta-perime seleksionoj aty dhe më japin ndonjë ushqim. Paguaj banka, sepse më 2019 unë jam djegur. Më ka plasur bombola me gjithë djalin dhe shteti nuk na dha asnjë shpërblim, që u dogja, dhe shkova në spital në gjendje kome. Unë pastroj shkallë, për bukën e gojës, nuk kam të ardhura. Jam kreditore, më 15 kam për të paguar bankën dhe nuk kam me çfarë ta paguaj. Dua një drejtësi timen, kush m’i ka bërë këto gjëra, që unë jam biznesmene. Kam pas mbledhur edhe kanoçe, tani punoj në këto fruta-perime i seleksionoj, shkoj laj dhe pallatet te deputetët”, tha ajo./News24

 

merita hajdari skandali me evazionin fiskal

Sondazh

Poll