Aktualitet

Përplasi për vdekje këmbësorin ditën e djeshme, arrestohet shoferi 46-vjeçar në Tiranë

Drejtuesi i mjetit i identifikuar me inicialet A.B 46 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka shkaktuar aksidentin.

13 Korrik 2022, 15:18 Nga e.k
Përplasi për vdekje këmbësorin ditën e djeshme,
Foto ilustruese

TIRANË- Është arrestuar sot nga policia shoferi që ditën e djeshme përplasi dy këmbësorë në zonën e 'Komunës së Parisit' ku për pasojë njëri humbi jetën ndërkohë personi tjetër pasi mori ndihmën mnjekësore u largua për në banesë.

Drejtuesi i mjetit i identifikuar me inicialet A.B 46 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka shkaktuar aksidentin.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Komunën e Parisit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka aksidentuar shtetasit F. Gj. dhe M. Gj. Shtetasi F. Gj., si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi M. Gj., pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë;

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshe procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll