Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri, mjeku Alimehmeti: Jemi në nivelet më të ulëta të vdekshmërisë gjatë periudhës së pandemisë

Në një postim në Facebook, Alimehmeti shprehet se ky është një lajm i mirë dhe tregues pozitiv ku në nivel botëror shifrat e jetëve të humbura prej Covid-19 të llogaritura për 1 milion banorë janë më të ulëtat.

13 Korrik 2022, 14:21 Nga d.a.
Covid-19 në Shqipëri, mjeku Alimehmeti: Jemi në nivelet më
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka publikuar disa grafikë me të dhënat e vdekshmërisë nga Covid-19 ku ai cilëson se jemi në nivelet më të ulëta gjatë periudhës së pandemisë.

Në një postim në Facebook, Alimehmeti shprehet se ky është një lajm i mirë dhe tregues pozitiv ku në nivel botëror shifrat e jetëve të humbura prej Covid-19 të llogaritura për 1 milion banorë janë më të ulëtat.

"Fatmirësisht, aktualisht jemi në nivelet më të ulëta të vdekshmërisë përgjatë të gjithë periudhës së pandemisë. Prandaj nuk ka asnjë arsye për panik!"-shkruan mjeku.

Covid-19 në Shqipëri, mjeku Alimehmeti: Jemi në nivelet mëCovid-19 në Shqipëri, mjeku Alimehmeti: Jemi në nivelet më

Postimi i plotë:

Fatmirësisht, aktualisht jemi në nivelet më të ulëta të vdekshmërisë përgjatë të gjithë periudhës së pandemisë në nivel:
Bote
Europe
SHBA
Prandaj nuk ka asnjë arsye për panik!
Shpjegim: secili grafik në pjesën e sipërme ka rastet dhe në pjesën e poshtme ka humbjet e jetës për një milion banorë!
Fshati që duket nuk do kallauz!

Në 24 orët e fundit janë kryer 2623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, 1215 qytetarë dhe kanë humbur jetën dy persona, një qytetar nga Kavaja 45 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 84 vjeç.

mjeku ilir alimehmeti viktimat nga koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll