Politike

Harta e re gjyqësore, "replika" për rradhën e folësve, Xhafaj: Do të ishte mirë që të dëgjonim KLGj dhe jo dhomën e avokatisë

Në fillim të kësaj mbledhje nuk kanë munguar dhe debatet për çështje proceduriale, ku Fatmir Xhafaj kishte disa sugjerime në lidhje me rradhën e folësve ku sipas tij e para që do të duhet të merrte fjalën ishte kryetarja e Klgj, dhe jo kreu i dhomës së avokatisë Maks Haxhia.

13 Korrik 2022, 14:41 Nga d.a.
Harta e re gjyqësore, "replika" për rradhën e
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Ka filluar pak më parë seanca dëgjimore me kryetaren e KLGJ-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë në Komisionin e Ligjeve.

Në fillim të kësaj mbledhje nuk kanë munguar dhe debatet për çështje proceduriale, ku Fatmir Xhafaj kishte disa sugjerime në lidhje me rradhën e folësve ku sipas tij e para që do të duhet të merrte fjalën ishte kryetarja e Klgj, dhe jo kreu i dhomës së avokatisë Maks Haxhia.

Ne nuk jemi sot këtu vetëm se e ka kërkuar opozita, nëse ju kujtohet kur zonja kryetare e KLGJ-së paraqiti raportin vjetor, ne i tham që për hartën e re gjyqësore do të flasim në një moment të dytë. Nuk duhet trajtuar vetëm si një rrjedhojë e kërkesës së opozitës. Nëse nisemi nga ky kontekst, ne do të ishte mirë që të dëgjonim KLGj dhe jo dhomën e avokatisë, që në këtë rast është palë e interesuar. Krahas KLGJ ne duhet të dëgjojmë edhe ministrin, sepse harta është bashkëpropozim, ne do të duhet të dëgjojmë këndvështrimin e qeverisë, që nuk janë atribute të KLGJ-së”, -tha Xhafaj.

maks haxhia harta e re gjyqesore fatmir xhafaj

Sondazh

Poll