Politike

Mjeku Mentor Petrela tregon njohjen me Berishën: Kishte grintë të madhe e ambicie

Petrela e cilësoi Berishën si njeri me grintë, ndërsa u shpreh se ai vetë nuk e kishte menduar kurrë rrugën politike.

12 Korrik 2022, 23:13 Nga F.M
Mjeku Mentor Petrela tregon njohjen me Berishën: Kishte grintë të
Mentor Petrela

TIRANË- Mjeku Mentor Petrela ka patur një rrëfim mbi jetën e tij. Përballë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, Petrela ka folur për raportin me profesionin, por edhe pasionet e tij, por edhe për njohjet e tij me kryedemokratin Sali Berisha. Ai tha se Berishën e njihte përpara se të nisej për specializim në Francë. Petrela e cilësoi Berishën si njeri me grintë, ndërsa u shpreh se ai vetë nuk e kishte menduar kurrë rrugën politike.

Pjesë nga intervista: 

Fevziu: Kur jeni njohur me doktor Berishën?

Petrela: E kam njohur përpara se të shkoja në Francë. Unë isha në kirurgji, ai ishte në kardiologji. Njihej si njeri që kishte grintë të madhe.

Fevziu: Ishte mjek i mirë në profesionin e tij?

Petrela: Ishte mjek me ambicie të mira dhe pozitive në drejtim të zanatit të tij.

Fevziu: A patët tundim për të hyrë në politikë pas viteve 90’?

Petrela: Unë vij nga klasa siç vjen dhe ti. Nuk di se si të them unë ty… Që të futeshe në politikë me atë që u ndryshua regjimi në ‘90. Kam pasur Mentor Çokun, ditën e fundit ka ikur me burrin e hallës tim. Kur erdhi, erdhi me mesazhe të qarta. Takoi babain tim. Më thotë mua babai që erdhi Mentori dhe i tha mos e ngatërro djalin në politikë. Kishte një parim, siç thotë Platoni, po u fute në politikë, do bësh sipas mendjes së të tjerëve, jo sipas të tëndes.

Petrela: Jo nuk e kam pasur, pavarësisht tundimeve të ndryshme.

mentor petrela

Sondazh

Poll