Politike

Felaj bën komentin ‘pikant’ për Kryemadhin: Është zonjë grifshë

Ajo tregoi se me Spiropalin e Nikollën janë mikesha, ndërsa gruan e kryeministrit e vlerësoi për thjeshtësinë.

12 Korrik 2022, 21:12 Nga F.M
Felaj bën komentin ‘pikant’ për Kryemadhin:
Monika Kryemadhi dhe Ermonela Felaj

TIRANË- Zëvendës/Kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka komentuar zonjat që janë aktive në politikë në Shqipëri. E ftuar në programin ‘Abc e Pasdites’, Felaj u vu përballë fotove të zonjave si Linda Rama, Grida Duma, Monika Kryemadhi, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla apo dhe Jozefina Topalli.

Ajo tregoi se me Spiropalin e Nikollën janë mikesha, ndërsa gruan e kryeministrit e vlerësoi për thjeshtësinë. Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cilësoi grifshë.

“Kryemadhi? Mund ta përkufizoj me të parën fjalë që më vjen. Është një zonjë grifshë në politikë. Sjellje e saj është sjellje prej grifshe. Mendoj që është një lloj tipari që një politikan duhet ta reflektoj minimalisht në mënyrën se si i mbron gjërat dhe se si e përcjell ai te të tjerët besimin që ka tek një politikë e caktuar. Më herët para se të isha në politikë, e kam parë si një person që ishte shumë e angazhuar me të rinjtë. Kam përshtypjen që është një profil që vazhdon ende ta ruaj, nuk e ka humbur asnjëherë dhe kam përshtypjen që di të mirë vendoset me të rinjtë”. Si një qytetare ajo tha se nuk do ta votonte një zonjë grifshë por do të votonte një zonjë zonjë. A shndërrohet  parlamenti në sallë komedie apo ofezash?”- tha ajo ndër të tjera.

ermonela felaj monika kryemadhi

Sondazh

Poll