Politike

“Të zuri gjumi”! Kadia përplaset me Telitin: Je pasionant! Ku ke qenë se s'të kam parë

Kadia iu përgjigj me ironi duke shtuar se Telitit nuk i interesonin hallet e shqiptarëve sepse nuk e ksihte parë më parë të fliste në media. 

12 Korrik 2022, 22:58 Nga F.M
“Të zuri gjumi”! Kadia përplaset me Telitin: Je pasionant!
Studio e Open

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Dorian Teliti ka akuzuar qeverinë se po vjedh qytetarët në kohë krize dhe nuk i ndihmon ata. I ndodhur përballë zëvendësministrit Besart Kadia, Teliti kërkoi llogari. Por, Kadia iu përgjigj me ironi duke shtuar se Telitit nuk i interesonin hallet e shqiptarëve sepse nuk e ksihte parë më parë të fliste në media. 

Pjesë nga debati mes tyre: 

Teliti: Në 5 muaj keni marrë 3 miliardë lekë më tepër vetëm nga TVSH. Të dhënat që ke ti, nuk i kemi ne o Bardhi.
Sejdarasi: Po gjeji o vlla, i ke në ëeb.
Teliti: Janë 13 mld lekë të reja vetëm nga TVSH, që është si efekt i rritjes së çmimeve. Kjo shifër do të shkojë në 250 mln euro, po ta shtrijmë në gjithë vitin.
Sejdarasi: Këtë nuk e dimë.
Teliti: Qeveria këto para a ka ndërmend që një pjesë të tyre t’ua kthejë pas qytetarëve.
Sejdarasi: Nuk e bëj dot publike paketën nr. dy këtu.
Teliti: O zotëri është zv.ministri këtu, mos e ofendo.

Sejdarasi: Unë kam burimet e mia. Jam pjesë e grupit të punës që po punon për paketën e dytë. Grupi është në punë, po punon. Grupi ka marrë të ardhurat, buxhetin, dhe po thotë cilat janë kategoritë që preken.
Teliti: Kur do të bëhet?
Sejdarasi: Unë e them aty ku punoj, s’kam pse ta them këtu.
Teliti: Duan ta dinë qytetarët, sekret i madh
Sejdarasi: Po punohet për prioritetet.
Teliti: Akoma s’i keni gjetur prioritetet, se thua që je pjesë e grupit.
Sejdarasi: Paketa do të jetë gati në shtator, po bëhet gati.
Teliti: Pra në gusht qytetarë shtrëngoni rripat, se këta i ka zënë vapa e nxehtë.

Sejdarasi: O Dor ke pas një funksion të rëndësishëm në ministrinë e Financave, se ke qenë sekretar i përgjithshëm, a të ta bëj një pyetje “A keni një propozim konkret që t’i thoni qeverisë se paketa një ishte gabim, paketa e dytë duhet të jetë kështu?”
Teliti: Ju, që qenkeni pjesë e grupit të punës…
Sejdarasi: Mos thuaj “ju”, unë jam vetëm gazetar, se fyeni inteligjencën tuaj.
Teliti: A jeni pjesë e grupit të punës pra, se vetë e thatë. Ajo që ne ju kemi kërkuar…
Sejdarasi: ja prapë “ju kemi kërkuar”.
Teliti: Ne kërkojmë të ketë pagesa direkte.

Sejdarasi: Ma nis në ëatsApp propozimin.
Teliti: Të ndihmohen qytetarët, të hiqet taksa e karburantit, gjë që ul automatikisht çmimin.
Kadia: Problemet e qytetarëve janë reale dhe pasioni juaj është i mirëpritur, por nuk filloi këtë javë. Nuk e di ku ke qenë më parë, se s’të kam parë as në media, apo foltore a Kuvend, të flasësh. Nuk kam asgjë personale me ty.
Teliti: Jam pasionant, se do na ngelet neve si gropë e zezë.
Kadia: Po mos ja shto pjesën politike. Do thuash tani që jam zv.ministër i Ramës, me këtë do merresh.
Teliti: S’do e them fare mo. Prita të flisnin të gjithë, ty të zuri pak gjumi, por unë prisja të thuash ndonjë gjë.

dorian teliti besart kadia

Sondazh

Poll