Politike

Berisha i prerë me krerët: Programoni punën, e di që doni pushime, por protestat do jenë të pandalshme

Ish-kryeministri u bëri thirrje strukturave të PD-së që të organizohen dhe të programojnë çdo gjë për t’i dhënë përgjigjen e merituar Edi Ramës në shtator.

12 Korrik 2022, 19:20 Nga I.A,F.M
Berisha i prerë me krerët: Programoni punën, e di që doni
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me krerët e degëve të PD në Tiranë. Ish-kryeministri u bëri thirrje strukturave të PD-së që të organizohen dhe të programojnë çdo gjë për t’i dhënë përgjigjen e merituar Edi Ramës në shtator.

"Ne kemi detyrime ndaj qytetarëve dhe do t’i përmbushim ato. Ne kemi zgjidhjen, por çdo zgjidhje e jona fillon me largimin e këtyre. Ndaj, kërkohet që, verë është kjo, nuk them që të mos merren pushime, sepse keni fëmijë e familje, por do të programoni shumë mirë vazhdimin e punës në mënyrë të pandërprerë. Të përgatitemi," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll