Politike

Berisha: Këtë qeveri s’mund ta mbrojë më SPAK. Do përballet me popullin!

Berisha theksoi se SPAK është bërë kapak i aferave të kësaj qeverie dhe se ka ardhur momenti që populli nuk do presë më por do ketë përballje.

12 Korrik 2022, 19:18 Nga I.A,F.M
Berisha: Këtë qeveri s’mund ta mbrojë më SPAK. Do
Sali Berisha

TIRANË-  Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë thirrje që kryetarët e degëve duhet të dalin dhe të bashkëbisedojnë me qytetarët. Berisha theksoi se SPAK është bërë kapak i aferave të kësaj qeverie dhe se ka ardhur momenti që populli nuk do presë më por do ketë përballje.

"Protestat nuk ndalen më. 7 korriku ishte hapi i parë, opozita në këmbë, por protestat kur të fillojnë nuk ndalen, do jenë forma të shumëllojta. Kjo qeveri duhet të ikë. S’mund ta mbrojë më SPAK këtë qeveri. Jo! Do përballet me popullin. SPAK-u është bërë kapaku i të gjitha vjedhjeve të tyre. Ka 4-5 muaj që ka dalë çështja e inceneratorëve, çdo ditë Erion Veliaj me bandën e tij merr 80 mijë euro në ditë nga thesari, nga paratë e taksapaguesve, nga ata që janë në kërkim gjoja, Zoto, Mërtiri, Gugallja. Nuk ka cinizëm më ekstrem të kësaj drejtësie ndaj qytetarëve shqiptarë. Si mund t’ua japë paratë njerëzve në kërkim? Ua jep sepse ata kanë në thes Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn. Tallen me ne, bëjnë teatër. A do të pranojmë që ata të bëjnë teatër? Jo! Ne kemi detyrime ndaj qytetarëve, do t’i përmbushim ato. Nëse drejtësia do të vepronte, ne do vlerësonim, por këtu drejtësia përdoret për të vënë kapak," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll