Politike

Teliti nxjerr 2 mijë lekëshin në studio: Të sfidoj, si do jetosh? Kadia: Qetësohu se u eksitove

Zëvendësministri nuk i është përgjigjur, por i ka kërkuar që të qetësohet. 

12 Korrik 2022, 23:07 Nga F.M
Teliti nxjerr 2 mijë lekëshin në studio: Të sfidoj, si do
Dorian Teliti dhe Besart Kadia

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, është përplasur me zëvendësministrin e financave, Besart Kadia. I ftuar në "Open", Teliti ka nxjerrë një 2 mijë lekësh nga xhepi dhe i ka kërkuar Kadias që t'i tregojë se si mund të jetojë një shqiptar me aq para. Zëvendësministri nuk i është përgjigjur, por i ka kërkuar që të qetësohet. 

Pjesë nga debati mes tyre:

Dorian Teliti: Të sfidoj, katër veta ti në familje katër dhe unë, ja 2 mijë lëkë të vjetra. Atëherë cila është detyra e qeverisë? Që me ato mundësi që ka…

Besart Kadia: As 10 mijë lekë të vjetra s’dalin, ça po thua tani se s’të marr vesh? ça ma nxjerr atë 2 mijë lekshin në televizion O Dorian as 10 mijë lekë s’dalin ça po thua

Dorian Teliti:Ju si qeveri çfarë keni menduar të bëni?

Besart Kadia: Politika 2 mijë lekëshe do bësh?

Dorian Teliti:Po ju po bëni politikë 1 mijë lekëshi…Po cili është plani juaj? Sa ishte paketa 1 mijë lekë në ditë. A ka mundësi të përgjigjesh? Kur paska para për prokurim të drejtpërdrejtë pa garë, 15 mln euro për një mirëmbajtje rrugë, kur paska para për t’u dhënë për koncensione, pse nuk paska disa qindarka për të ndihmuara qytetarët

Besart Kadia: 2 qind lekë është e vështirë të jetosh kur rriten çmimet, se di pse duhet të bërtasësh kur unë e thash i pari… është një fenomen që nuk dihet kur mbaron…

Dorian Teliti: Ky mijë lekëshi këtu në qindra mijëra shqiptar është leku i vetëm që kanë në xhep

Besart Kadia: Mos bërtit sikur po thua diçka, qetësohu se po të kap entuziazmi politik, ose u eksitove nga 2 mijë lekëshi që ke në dorë. Qetësohu dhe mbaj nivelin e bisedës, mos e ul nivelin

dorian teliti besart kadia

Sondazh

Poll