Politike

"DILEMA"/ A do ta ftojë Meta-Berishën në betimin e Presidentit të ri

Dosja.al u interesua pranë Presidencës, duke i dërguar një mesazh shefit të Komunikimeve me Publikun, Tedi Blushit, por nuk mori asnjë përgjigje. Duke e lënë mister protokollin dhe listën e të ftuarve.

12 Korrik 2022, 19:23 Nga Kejsi Muça
"DILEMA"/ A do ta ftojë Meta-Berishën në betimin e
Sali Berisha, Yuri Kim dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta do të mbajë postin më të lartë në Republikën e Shqipërisë deri më 24 korrik, ditë kur do t'i lërë vendin e tij, Bajram Begajt. Ditën e presidenti i ri do të betohet në Kuvend, do t'i drejtohet pallatit të Brigadave për të marrë pjesë në ceremoninë që Meta do të organizojë për ta mirëpritur në detyrë. Ashtu siç edhe i ndjeri Bujar Nishani bëri për të, ku ai mori detyrën 5 vite më parë.

Me siguri përgatitjet kanë nisur, janë dërguar ftesat dhe është zënë data që askush më 24 korrik të mos e ketë axhendën e zënë. Por dy janë personat që mund të mungojnë. Nuk dihet nëse në ceremoninë e lamtumirës së Metës si president, e të mirëseardhjes së Begajt do të ftohet kryedemokrati Sali Berisha. Dosja.al u interesuapranë Presidencës, duke i dërguar një mesazh shefit të Komunikimeve me Publikun, Tedi Blushit, por nuk mori asnjë përgjigje. Duke e lënë mister protokollin dhe listën e të ftuarve. Kështu që na mbetet të aludojmë duke ngritur disa opsione që mund ose jo të ndodhin më 24 korrik. Berisha, do të marrë një ftesë, por mund të zgjedhë që të mos shkojë, pasi ka treguar që nuk ka respektin më të madh për kreun e ri të shtetit.

“Presidenti është një figurë shumë e dashur e PS, për fat të e një prej eksponentëve më të zinj të politikes, Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Në historinë e Evropës, rasti që Shef Shtabi të bëhet mjeku nuk ka. Presidenti një socialist, është mik i ngushtë, i thekur për fat të keq i dy prej figurave më të zeza të politikë shqiptare, Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Ne e konsideruam atë zgjedhje si aktin e vendosjes së monizmit të plotë dhe ne nuk pajtohemi kurrë me këtë.U zgjodh me mandate të plaçkitura nga Edi Rama. Bamir Topi u zgjodh nga një mazhoracë që ishte opozitë. Pra nuk mund të bëjmë krahasime. Ne kemi shprehur qëndrimin tonë në momentin e zgjedhjes. Që nga ai moment nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit,”-është shprehur Berisha për të. Pra mund të dojë që të mos shkojë vetë.

Mundësia 2; Berisha shkon, por nuk shkon ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila është shprehur qartë për kryedemokratin e shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Mund të mos shkojë Berisha, që t’i lërë rrugën e hapur ambasadores Kim, e cila më në fund rregulloi edhe marrëdhëniet me Ilir Metën.

Pas planeve me vrasje, topa e atentate tek mali me Gropa, të dy duket se kanë vendosur paqe, madje shfaqen të buzëqeshur në krah të njëri-tjetrin. Meta duket se është e vetmja gjë lidhëse mes Ambasadës Amerikane dhe opozitës në Shqipëri, e po ashtu e vetmja mundësi për ‘eliminimin’ e ndikimit të Enkelejd Alibeajt. Me bashkimin e Metës me Berishës, do të duhet që të ketë një pikëtakimi me SHBA. Por mund të ndodhë që asnjë të mos marrë pjesë për arsye axhende. Të katëra këto opsione janë të mundura, por na mbetet që t’i konfirmojmë më 24 korrik. Atëherë kur do të marrim vesh me detaje edhe fatin politik të Ilir Metës.

yuri kim sali berisha ilir meta bajram begaj

Sondazh

Poll