Politike

Berisha: Do i qëndrojmë kauzës së ‘7 korrikut’! Kemi vullnet të hekurt, nuk ndalemi

Berisha deklaroi se pas suksesit të protestës së 7 korrikut, rruga për suksesin tjetër është e përpjetë dhe do ta përshkojnë atë me vullnet të hekurt.

12 Korrik 2022, 19:03 Nga I.A,F.M
Berisha: Do i qëndrojmë kauzës së ‘7 korrikut’!
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me krerët e degëve të PD në Tiranë. Berisha deklaroi se pas suksesit të protestës së 7 korrikut, rruga për suksesin tjetër është e përpjetë dhe do ta përshkojnë atë me vullnet të hekurt.

"Sa më lart të synojmë të ngjitemi, aq më e përpjetë na bëhet rruga, sigurisht do ta përshkojmë atë, kemi vullnet të hekurt. Aty ishte kauza, nuk ishte protesta për mua, por për kauzën tonë të drejtë me besim. Do i qëndrojmë asaj kauze," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll