Sport

Tiranës nuk ia ka fajin fusha por mëndjemadhësia, Dudelange "e bën zap" edhe në 'Air Albania'

Humbja javën e kaluar në Luksemburg ndaj Dudelange, Tirana ia faturoi impiantit, ndërsa në 'Air Albania', bardheblutë nuk mund të nxjerrin asnjë alibi

12 Korrik 2022, 21:43 Nga DOSJA
Tiranës nuk ia ka fajin fusha por mëndjemadhësia, Dudelange
Dudelange

TIRANË- Humbja javën e kaluar në Luksemburg ndaj Dudelange, Tirana ia faturoi impiantit, ndërsa në 'Air Albania', bardheblutë nuk mund të nxjerrin asnjë alibi. Kampionët e Shqipërisë munden me shifrat 1-2, në një ndeshje ku ashtu si në të parën nuk treguan asgjë. Një pjesë e parë ku miqëtë vetëm sa kontrollonin lojën, ndërsa Tirana pati dy mundësi me Xhixhën dhe Seferin.

Pjesa e dytë nisi keq për Tiranën kur në minutën e 49' Bojic do të shënonte për Dudelange, ndërsa në minutën e 61' Sinani do të dyfishonte shifrat. Tirana kërkoi të vendoste shenjën në këtë përballje dhe vetëm në minutën e 78' Xhixha do të shënonte, por nuk vlejti. Gjithsesi, Tirana do ta vijojë aventurën europiane në raundin e dytë të Conference League.

E.Ç (Dosja.al)

dudelange tirana

Sondazh

Poll