Sport

Ecclestone akuzohet për mashtrim, ka fshehur prona qindra milionëshe jashtë Britanisë

Ecclestone do të akuzohet për mashtrim, ka fshehur prona qindra milionëshe jashtë Britanisë

11 Korrik 2022, 17:45 Nga DOSJA
Ecclestone akuzohet për mashtrim, ka fshehur prona qindra milionëshe

ANGLI - Ish-“bosi” i Formula 1, Bernie Ecclestone, do të akuzohet për mashtrim, pas një hetimi nga Thesari i Mbretërisë së Bashkuar për fshehjen e pronave të jashtë Britanisë, që do të vlerësoheshin në rreth 400 milionë paund (464 milionë euro). Kështu raportoi të hënën zyra e  prokurorit publik britanik (CPS).

Kryeprokurori Andrew Penhale tha, se CPS shqyrtoi një dosje të provave të IRS dhe autorizoi ngritjen e akuzave. Ecclestone, 91 vjeç, ishte në krye të F1 për dyzet vjet përpara se të hiqej nga detyrat e tij në 2017. Prokuroria saktësoi, se akuza për mashtrim është për shkak, se ai nuk ka deklaruar në Thesar ekzistencën e pasurive të tij jashtë vendit.

Ndërkohë, Simon York, drejtor i Shërbimit të Hetimit të Mashtrimit të të Ardhurave të Brendshme, tha se akuza pason "një hetim kriminal kompleks dhe global. Thesari është në anën e taksapaguesve të ndershëm dhe ne do të ndërmarrim veprime të ashpra, ku dyshojmë për mashtrim tatimor,"-shtoi ai. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll