Politike

Berisha liston dy protestat më të mëdha të jetës së tij: 'Nano ik' dhe 7 korriku

Berisha tregon se cilat janë protestat më të mëdha të jetës së tij.

11 Korrik 2022, 21:08 Nga F.M
Berisha liston dy protestat më të mëdha të jetës
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se protestat më të mëdha që ka bërë në të gjithë jetën e tij janë vetëm dy. I ftuar në "Open", Berisha tha se një prej tyre është 7 korriku. Tjetra tha se ishte protesta që kërkonte largimin e ish-kryeministrit Fatos Nano, nën sloganin 'Nano ik'.

"Aty erdhën ndoshta në protestën më të madhe në 30 vite. Unë dy mbaj mend më të mëdha. Mbaj mend të dytën “Nano ik” dhe këtë. Kësaj here edhe sot më kanë ardhur njerëz në zyrë dhe më kanë thënë ne ishim te bashkia. Dhe i thash a dëgjonit. Më tha po, akustika ishte shumë e mirë. Kjo tejkaloi çdo lloj parashikimi dhe kishte një specifik tjetër shumë pozitive, pra dominohej nga të rinjtë. Së dyti s’mund të kishte asnjë qëllim tjetër përveç Edi Ramës dhe unë në gjithë karrierën politike e shpall kundërshtarin për herë të parë në jetën time armik,"- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll