Politike

Meta dekoron mësuesin nga Berati: Kristaq Capo ka qenë Udhëheqës i Luftës Antifashiste

Po ashtu ai shkruan se Kristaq Capo u dallua si një nga udhëheqësit kryesorë të Luftës Antifashiste në Qarkun e Beratit

11 Korrik 2022, 20:58 Nga I.A
Meta dekoron mësuesin nga Berati: Kristaq Capo ka qenë
Momenti i dekorimit

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar mësuesin nga Berati Kristaq Capo. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se Capo jo vetëm që ka qenë një mësues por edhe i është bashkuar Rezistencës Antifashiste në 1939-ën. Po ashtu ai shkruan se Kristaq Capo u dallua si një nga udhëheqësit kryesorë të Luftës Antifashiste në Qarkun e Beratit

Postimi i Metës:

Me propozim të Shoqatës "Antipatrea Berat" ishte kënaqësi të vlerësoja me Dekoratën e lartë "Nderi i Kombit" mësuesin patriot beratas, Kristaq Capo, i cili jo vetëm shërbeu me përkushtim atdhetar në edukimin e shumë fëmijëve në disa rrethe të vendit, por edhe iu bashkua Rezistencës Antifashiste, që në 7 prill '39 me armë në dorë. Kristaq Capo u dallua si një nga udhëheqësit kryesorë të Luftës Antifashiste në Qarkun e Beratit duke frymëzuar të rinjtë dhe të rejat për t'iu bashkuar luftës antifashiste dhe ishte promotor i shumë aksioneve të suksesshme kundër pushtuesit. Ashtu si edhe shokët e idealeve Margarita dhe Kristaq Tutulani ai u arrestua tradhëtisht duke u ekzekutuar pas pesë ditë torturash çnjerëzore. Berati i dha Luftës për Çlirimin e Atdheut djemtë dhe vajzat më të mira, nga familjet më qytetare dhe patriotike, ashtu siç i takon këtij qyteti me histori dhe tradita atdhetare. Ndaj duke nderuar heroizmin e Kristaq Capos nderojmë gjithë atë gjeneratë idealistësh, që bënë sakrificat më sublime për Lirinë.

ilir meta kristaq capo

Sondazh

Poll