Politike

Rama jep me koncension Amfiteatrin në Durrës, Duma: Masakra e radhës

Duma shkruan se qeveria ka legjitimuar koncesionin me dështimin, duke theksuar se shkatërruan çdo pasuri nëntoke dhe mbitoke.

11 Korrik 2022, 20:49 Nga F.M
Rama jep me koncension Amfiteatrin në Durrës, Duma: Masakra e
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma shkruan se dhënia e Amfiteatrit me koncension njësoj si Butrinti është masakra e radhës që po bën qeveria e kryeministrit Edi Rama. Në një postim në Facebook, Duma shkruan se qeveria ka legjitimuar koncesionin me dështimin, duke theksuar se shkatërruan çdo pasuri nëntoke dhe mbitoke.

Reagimi i Grida Dumës

MASAKËR HISTORIKE MBI MIJËRA VITE QYTETËRIM QË I SHPËTUAN MËSYMJEVE DHE LUFTRAVE QË TË SHQYHEN SOT NGA BARBARIZMI QEVERISËS. I paska ardhur radha konçensionimit të Amfiteatrit të Durrësit!!! E masakruan çdo vlerë të Durrësit antik që në fund ta konçensionojnë dhe Amfiteatrin. Legjitimuan konçensionimin me dështimin?!! Praktikisht argumentuan se meqënëse këta kur e zbulojnë arkeologjinë e marrin me kamiona dhe e hedhin në det siç dëshmojnë durrsakët. Kur e Zbulojnë murin antik e murosin në themelet e betonit komercial, kur e zbulojnë qytetin anitik para Torrës, i hedhin beton dhe e djegin duke e shkatërruar pasurinë e nëntokës!!! Këta janë ata që do t’i besohet ta lëshojnë me konçension për ta shpëtuat Amfiteatrin e Durrësit?! Këta që masakruan çdo pasuri nëntoke dhe mbitoke?! Këta që nuk lanë asnjë gjurmë të sheshit kalldrëm, të vollgës së trashëguar si koncept i një qyteti portual! I masakruan për t’i konçensionuar nga pasuri e paçmueshme në copëtime dy lekëshe. Çfarë duhet pritur akoma, e pse pritet akoma!!

Amfiteatri i Durrësit do të ketë të njëjtin fat si Butrinti dhe Pallati i Brigadave. Drafti i publikuar pak ditë më parë nga Dosja.al tregonte planin e ndërhyrjes në këtë zonë të mbrojtur që do të jepet me koncesion për 15 vite. Bëhet fjalë për pjesën e trashëgimisë kulturore të qytetit antik të Durrësit që do të jetë në duart e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Pjesë e projektit do të jenë zonat muzeale të qytetit, përfshirë këtu edhe Amfiteatrin. Në hapësirën e Amfiteatrit të Durrësit parashikohet të bëhet ndërhyrje, kostoja e së cilës shkon deri në 3.3 milionë dollar. Vijimi i punimeve parashikon edhe shembje të shtëpive dhe të objekteve që ndodhen përreth. Tek Banjat romake dhe forumi bizantin do të ndërhyhet me një me kosto 2.3 milionë dollarë për 10 vite. Pjesë e projektit është bërë edhe Vollga.

grida duma

Sondazh

Poll