Sport

Briken Calja s’është paguar për titujt botërorë, sportisti: Tolerova më shumë se sa duhet

Peshëngritësi ende nuk është likuiduar për medaljet, shpërblim që i takon me ligj

11 Korrik 2022, 09:02 Nga A.B
Briken Calja s’është paguar për titujt botërorë,
Briken Calja

TIRANË- Briken Calja ka tërhequr vëmendje të madhe me anë të një publikimi të bërë në rrjetet sociale. Kampioni i madh i peshëngritjes shqiptare ka postuar një mesazh “të koduar” në profilin e tij, ku lë të kuptohet qartë se është i zhgënjyer.

“Dy gabimet e mia në karrierë! Besimi i tepërt te personat e gabuar dhe tolerimi më shumë seç duhet… Së shpejti do të marrin përgjigjen e duhur…”, shkruan peshëngritësi, i cili për momentin duket se është mjaftuar vetëm me këtë reagim.

Briken Calja s’është paguar për titujt botërorë,

'Panorama' ka zbuluar shkakun e këtij reagimi nga ana 32-vjeçarit. Në dhjetor të vitit të kaluar, Briken Calja do të regjistronte një prej rezultateve më të mëdha të të gjitha kohërave për sportin shqiptar. Falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme, peshëngritësi kuqezi fitoi tri medalje në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Tashkent të Uzbekistanit.

Një medalje ari në shkëputje dhe dy argjendi në shtytje dhe dygarësh, ngjitën flamurin tonë kombëtar në shkallën më të lartë të podiumit në evenimentin madhor të shtangës. Sukses që ngriti në këmbë të gjithë Shqipërinë dhe bëri krenarë miliona shqiptarë në mbarë botën, ku si zakonisht nuk munguan as reagimet dhe urimet e shumta nga krerët e shtetit, të cilët me të drejtë përshëndetën rezultatet fantastike të Briken Caljes.

Por ndonëse nga ajo ditë e triumfit kanë kaluar më shumë se 7 muaj, peshëngritësi ende nuk është likuiduar për medaljet, shpërblim që i takon me ligj. 

briken calja shperblimi i briken caljas

Sondazh

Poll