Sport

Finalistët e 'Wimbledon'-it, çeqe me miliona euro… Ja sa ka përfituar Djokoviç

Tenisti serb nuk ka mundur të marrë pikë për shkak të përjashtimit të tenistëve rusëve dhe bjellorusëve nga turneu britanik

11 Korrik 2022, 07:55 Nga DOSJA
Finalistët e 'Wimbledon'-it, çeqe me miliona euro…
Nick Kyrgios (majtas) dhe Novak Djokovic

ANGLI - Tenisti Novak Djokovic, si fitues i Grand Slam të 'Wimbledon'-it ka përfituar edhe një çek prej 2.361.520 eurosh. Serbi këtë herë nuk ka mundur të shtojë 2000 pikët, që i korrespondojnë një titulli 'Grand Slam' sepse ATP-ja i hoqi ato pas bojkotit të turneut të tenistëve profesionistëve rusë dhe bjellorusë.

Ndërkohë, Nick Kyrgios, finalisti i ri në barin e ‘All England Club’, siguroi në llogarinë e tij bankare shumën prej 1.239.798 euro, të cilat do ta lejojnë atë të paguajë pjesërisht disa nga gjobat që grumbullon gjatë gjithë sezonit.

Rafael Nadal, me statusin e tij si gjysmëfinalist, u largua nga Londra me një sasi prej 631.707 € . Baleariku do të vazhdojë të jetë tenisti me më së shumti fitime këtë sezon, me një total prej 6.245.395 eurosh deri tani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll