Sport

Botërori ‘Katar 2022’: Midis risive, vendosje e kamerave në dhomat e zhveshjes…

Botërori “Katar 2022”, përpos faktit që do të luhet në një periudhë dimri, do të shoqërohet edhe me risi të tjera

11 Korrik 2022, 07:42 Nga DOSJA
Botërori ‘Katar 2022’: Midis risive, vendosje e kamerave

ZVICER - Për edicionin e 22-të të kampionatit botëror të futbollit, skenari dimëror nuk do të jetë e vetmja risi për ‘Katar 2022’. Në fakt, FIFA po punon për detajet përfundimtare të kompeticionit, ku po diskutohen dhe përcaktohen risi të tjera: 

1- kamera në dhomat e zhveshjes së stadiumeve;

2- konferenca për shtyp të gjitha në një vend;

3- asnjë stërvitje në fushë një ditë para ndeshjes. 

E para është një risi televizive që do të lejojë që imazhet e kapura në dhomat e zhveshjes të transmetohen drejtpërdrejt, ose të vonohen pak gjatë ndeshjeve. Një praktikë që në  Serinë A përdoret tashmë prej disa vitesh. 

Lajmi i dytë, megjithatë, është gazetaresk dhe do të ketë të bëjë me konferencat për shtyp të një ditë para ndeshjes, të cilat duhet të zhvillohen të gjitha në Qendrën Kombëtare të Konventave të Katarit. 

Më në fund, një vendim për mbrojtjen e fushave të lojës: skuadrat nuk do të mund të stërvitje si zakonisht një ditë para ndeshjeve. Kombëtaret do të zbresin në stadiume vetëm në ditën e ndeshjes dhe do të duhet të stërviten në terrenin e tyre stërvitor edhe në prag të ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll