Sport

Ja detajet e kontratës së De Ligt te Bayerni: Holandezi ndër më të paguarit në Europë

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic do të udhëtojë drejt Torinos për të finalizuar operacionin Matthijs De Ligt.

11 Korrik 2022, 07:04 Nga DOSJA
Ja detajet e kontratës së De Ligt te Bayerni: Holandezi ndër

GJERMANI - Raportohet se numri dy i klubit kampion të Gjermanisë nuk dëshiron të humbasë kohë për të mbyllur marrëveshjen me bardhezinjtë e Torinos për shtatlartin holandez të mbrojtjes, që ka nisur fazën përgatitore me Juventusin por e ka bërë të qartë dëshirën për t’u larguar nga Piemonte.

“Bild” zbulon detaje nga puna e bërë gjatë ditëve të fundit, pasi Bayernin e ka vendosur lojtarin në krye të listës së preferencave. Mbrojtësit i është ofruar një kontratë 5-vjeçare me 18 milionë në vit dhe mbetet për t’u konturuar edhe marrëveshja mes klubeve për vlerën e kartonit.

Juventus kërkon shumën e klauzolës prej 120 milionë, ndërsa Bayern ofron 75 menjëherë dhe 15 të tjera në formë bonusesh lehtësisht të arritshme. Të dy klubet janë në mes të rrugës, por mund të afrohen në qëndrime, ndaj dhe vizita e Salihamidzic në Torino mund të rezultojë vendimtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll