Aktualitet

Fotot e mjetit të djegur në Fushë-Krujë, Policia gjen provën e fortë që e lidh me ekzekutimin e Bardhit

1 Gusht 2019, 14:32 Nga DOSJA
Fotot e mjetit të djegur në Fushë-Krujë, Policia gjen

LEZHË– Një makinë e djegur tip “Mercedez Benz” është gjetur poshtë Urës së Gjolës. Policia thotë se mjeti i dytë i djegur, tip ‘Benz” është gjetur pranë Urës së Gjolës në Fushë-Krujë, ndërkohë që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes në Durrës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se brenda mjetit të djegur janë gjetur armë, të cilat dyshohet të jenë përdorur për vrasjen e Bardhit.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të zbuluar detaje lidhur me pronarin e mjetit. 

Pasditen e sotme Durrësi është tronditur nga një atentat me armë zjarri.40-vjeçari Feriz Bardhi u ekzekutua sot në mesditë tek dera e banesës së tij në lagjen nr.18. Viktima është i skeduar për trafik droge dhe është arrestuar në Itali.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ne durres digjet makina ne lezhe feriz bardhi lezhe ura e gjoles atentati ne durres digjet makina ne lezhe feriz bardhi lezhe ura e gjoles

Sondazh

Poll