Bota

Blinken: Bllokimi i eksporteve të grurit nga Rusia kontribuoi në trazirat e Sri Lankës

Presidenti Gotabaya Rajapaksa dhe kryeministri Ranil Wickremesinghe thanë se do të largohen nga postet e tyre për shkak të protestave.

11 Korrik 2022, 08:34 Nga e.k
Blinken: Bllokimi i eksporteve të grurit nga Rusia kontribuoi në
Anthony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se bllokimi i eksportet të grurit ukrainas mund të ketë ndikuar në trazirat që kanë përfshirë Sri Lankën.

Sipas mediave të huaja, Blinken përsëriti thirrjet ndaj Rusisë që të lejojë që rreth 20 milionë tonë drithë të largohen nga Ukraina, të cilat Moska i pushtoi në shkurt.

“Ajo që po shohim në mbarë botën është rritja e pasigurisë ushqimore që është përkeqësuar ndjeshëm nga agresioni rus kundër Ukrainës”, u tha Blinken gazetarëve në Bangkok të Tajlandës këtë të dielë.

Shri Lanka, një ishull në Oqeanin Indian, është përfshirë nga protesta masive  të shkaktuara nga mungesa e madhe e ushqimit dhe karburantit.

Presidenti Gotabaya Rajapaksa dhe kryeministri Ranil Wickremesinghe thanë se do të largohen nga postet e tyre për shkak të protestave.

shba anthony blinken

Sondazh

Poll