Bota

Nëntë turistë britanikë goditen nga një ortek akulli gjatë udhëtimit në malet e Azisë Qendrore

Për fat të mirë i gjithë grupi i mbijetoi ortekut edhe pse një grua dëmtoi gjurin dhe hipi mbi një kalë për në spitalin më të afërt, raporton dailymail.

11 Korrik 2022, 08:16 Nga s.s
Nëntë turistë britanikë goditen nga një ortek akulli
Ortek në Azinë Qendrore

AZI QENDRORE- Një grup turistësh britanik prej 9 personash të cilët ishin në një turne me guidë në malet Tian Shan në Kirgistan kanë mbijetuar nga goditja e akullnajës e cila u rrëzua prej një shkëmbi.

Për fat të mirë i gjithë grupi i mbijetoi ortekut edhe pse një grua dëmtoi gjurin dhe hipi mbi një kalë për në spitalin më të afërt, raporton dailymail.

Një nga turistët ishte Harry Shimmin, i cili filmoi teksa orteku i akullit u përplas drejt tij dhe miqve të tij.

Z. Shimmin tha: "Ne sapo kishim arritur pikën më të lartë në udhëtim dhe u ndava nga grupi për të bërë fotografi në majë të një skaji shkëmbi. Teksa po fotografoja, dëgjova zhurmën e akullit të thellë që plasiste pas meje. Unë kisha qenë atje për disa minuta tashmë, kështu që e dija se kishte një vend për strehim pranë meje. Isha në buzë të një shkëmbi, kështu që mund të ikja vetëm nga streha. Nëse do të kishim ecur pesë minuta më tej në udhëtimin tonë, të gjithë do të kishim vdekur”.

Ai pranoi se do të kishte qenë më e sigurt të strehohej menjëherë, por tha se fillimisht u ndje "në kontroll" teksa shikonte ortekun nga një distancë. Gjatë afrimit të saj afër tyre, ai tha se u bë më e vështirë për të marrë frymë.

ortek

Sondazh

Poll