Bota

Protestat e abortit të grave, Biden: Vazhdoni të protestoni për të arritur qëllimin tuaj

Për abortin e grave Biden u ka bërë thirrje protestuesve që të protestojnë për të arritur qëllimin e tyre.

11 Korrik 2022, 07:50 Nga s.s
Protestat e abortit të grave, Biden: Vazhdoni të protestoni për
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se e drejta e gruas për të kryer abort “është e drejtë themelore”. Biden i bëri komentet pas rrjedhjes në publik të një dokumenti të Gjykatës Supreme të SHBA-së, sipas të cilit, shumica konservatore e gjyqtarëve po përgatitet ta përmbysë vendimin e vitit 1973 “Roe v. Wade”, që ka legalizuar abortin në nivel kombëtar.

Ai tha se administrata e tij është e gatshme t’i mbrojë të drejtat e abortit, por së fundmi përmes një videoje në Instagram i cili ka folur për televizionin “ABC News”, presidenti u kërkon avokatëve të të drejtave të abortit që të "vazhdojnë të protestojnë".

“Vazhdoni të protestoni, sepse po ta bëni këtë gjë do të arrini qëllimin tuaj, është një gjë fenomenale të cilën ju mund ta zgjidhni”, tha Biden.

Biden ka shtuar se po kërkon të shpallë një emergjencë të shëndetit publik në mbështetje të aksesit të abortit në të gjithë vendin. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ABC News (@abcnews)

joe biden abort

Sondazh

Poll