Bota

Papa Françesku: Zoti të tregojë rrugën e drejtë për t'i dhënë fund luftës së çmendur në Ukrainë

Në një fjalim nga foltorja e tij, Papa Françesku është lutur që lufta mes Ukrainës dhe Rusisë të mbarojë sa më shpejt të jetë e mundur.

11 Korrik 2022, 08:03 Nga s.s
Papa Françesku: Zoti të tregojë rrugën e drejtë
Papa Françesku

VATIKAN- Papa Françesku ka folur në foltoren e tij teksa bënte “lutjen e Engjëllit” për luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ai tha se lutet çdo dit për familjet ukrainase dhe veçanërisht për viktimat, plagosurit dhe të sëmurët.

Papa tha se i shpreh Ukrainës ndihmën e tij, ku njerëzit torturohen çdo ditë nga sulmet brutale që pësojnë njerëzit nga Rusia, raporton tgcom24.mediaset.it.

Gjithashtu, ai shtoi se dëshiron që Zoti t’u tregojë rrugën e drejtë të gjithëve për t’i dhënë fund kësaj lufte të cilën ai e ka ilësuar si të “çmendur”.

“Prania ime është me popullin ukrainas, të torturuar çdo ditë nga sulmet brutale që pësojnë njerëzit e zakonshëm. Lutem për të gjitha familjet, veçanërisht për viktimat, të plagosurit, të sëmurët. Unë lutem për të moshuarit dhe për fëmijët. Zoti e tregoftë rrugën për t'i dhënë fund kësaj lufte të çmendur”, tha Papa.

papa françesku lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll