Bota

Gara për të pasuar Johnson, Liz Truss shpall kandidaturën për kryeministre: Do ul taksat që ditën e parë

Komiteti i 1922 i deputetëve konservatorë do të përcaktojë sot orarin për zgjedhjet e lidershipit.

11 Korrik 2022, 07:39 Nga A.B
Gara për të pasuar Johnson, Liz Truss shpall kandidaturën
Liz Truss

MBRETËRI E BASHKUAR- Sekretarja e Jashtme Liz Truss ka shpallur kandidaturën për të pasuar Boris Johnson si lider partie dhe kryeministër. Truss i tha 'Daily Telegraph' se do të ulte taksat nga dita e parë, nëse do të bëhej kryeministre.

Ajo gjithashtu tregoi se do t’i bashkohej rivalëve të saj në planifikimin për të ulur taksat e korporatave, për të ndryshuar rritjen e Sigurimeve Kombëtare dhe për të reformuar normat e biznesit.

Truss i tha gazetës se do të “luftonte zgjedhjet si konservatore dhe do të qeveriste si konservatore”, duke shtuar se ajo gjithashtu do të merrte “veprime të menjëhershme për të ndihmuar njerëzit të përballen me koston e jetesës”.

Komiteti i 1922 i deputetëve konservatorë do të përcaktojë sot orarin për zgjedhjet e lidershipit.

Deri më tani lista e pretendentëve përfshin:

Ish ministrja Kemi Badenoch

Prokurorja e Përgjithshme Suella Braverman

Ministri i sapoemëruar i Ministrisë së Jashtme Rehman Chishti

Ish-sekretari i shëndetësisë Jeremy Hunt

Ish-sekretari i shëndetësisë Sajid Javid

Ministrja e Tregtisë Penny Mordaunt

Sekretari i Transportit Grant Shapps

Ish kancelari Rishi Sunak

Kancelari Nadhim Zahawi

Boris Johnson dha dorëheqjen pas një sërë largimesh brenda Partisë së tij Konservatore, duke thënë në një fjalim drejtuar kombit se procesi i zgjedhjes së një kryeministri të ri "duhet të fillojë tani". Megjithatë, Johnson nuk planifikon të largohet menjëherë nga detyra. Ai do të qëndrojë derisa të vendoset një udhëheqës i ri, tha ai, në një fjalim televiziv jashtë 10 Doëning Street.

liz truss dorehiqet boris johnson

Sondazh

Poll