Bota

VD/ Tmerr në ajër, avioni përfshihet nga flakët, ulje mes frikës dhe tymit

Sipas mediave të huaja flakët u shfaqën pranë gomave të aeroplanit ndërsa retë e tymit dolën në anën e pasme pas uljes së tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Hartsfield-Jackson Atlanta rreth orës 9:30 të mëngjesit sipas orës lokale.

11 Korrik 2022, 08:10 Nga e.k
VD/ Tmerr në ajër, avioni përfshihet nga flakët, ulje mes
Momenti kur avioni ulet në pistë

SHBA- Pasagjerët kanë përjetuar një ulje të frikshme në Atlanta të dielën në mëngjes kur aeroplani i tyre u përfshi nga flaka në pistë pasi një prej frenave të tij u nxeh shumë.

Sipas mediave të huaja flakët u shfaqën pranë gomave të aeroplanit ndërsa retë e tymit dolën në anën e pasme pas uljes së tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Hartsfield-Jackson Atlanta rreth orës 9:30 të mëngjesit sipas orës lokale.

"Fluturimi Spirit 383 nga Tampa në Atlanta u ul në mënyrë të sigurtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Atlantës dhe pas uljes, një nga frenat u nxeh shumë," tha një zëdhënës.

“Aeroplani u tërhoq në portën ku pasagjerët zbritën në mënyrë të sigurtë pa asnjë lëndim. Faleminderit reaguesve të parë të Atlantës. Aeroplani do të hiqet përkohësisht nga shërbimi për mirëmbajtje”.

Një deklaratë e ngjashme u shfaq në llogarinë në Tëitter të Aeroportit të Atlantës, duke vënë në dukje se incidenti ishte për shkak të zjarrit të frenave dhe se nuk raportohet për të lënduar.



shba

Sondazh

Poll